Fjalë Kyçe

Aksidenti në Duhël dhe në Vitomiricë, reagon Haradinaj

Aksidenti në Duhël dhe në Vitomiricë, reagon Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për dy aksidentet e sotme në Duhël të Suahrekës dhe në Vitomiricë të Pejës.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne, shkruan Gazeta Alo.

Kryeministri Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve qëtë respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi.

Postimi i tij i plotë:

I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës./Gazeta Alo/