Fjalë Kyçe

Aksidenti në Kroaci, nga kompania “Deva Tours” thonë se po presin të dhënat zyrtare nga policia

Aksidenti në Kroaci, nga kompania “Deva Tours” thonë se po presin të dhënat zyrtare nga policia

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci afër qytetit Slavonski Brod.

Në aksident është i përfshirë një autobus, i cili ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Dyshohet se janë të vdekur 10 persona dhe 30 të tjerë të lënduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me kompaninë “Deva Tours”, autobusi i së cilës është i përfshirë në aksident.

Nga kjo kompani thanë se nuk kanë informacione për të dhënë rreth arsyes së aksidentit si dhe për gjendjen shëndetësore të udhëtarëve.

“Jemi duke pritur të dhënat zyrtare nga policia”, kanë thënë nga “Deva Tours” për Klankosova.tv.