Fjalë Kyçe

Aksidenti në Lipjan ku dyshohet se vdiq një fëmijë, dëshmitari: Ambulanca u vonua mbi dy orë

Aksidenti në Lipjan ku dyshohet se vdiq një fëmijë, dëshmitari: Ambulanca u vonua mbi dy orë

Një fëmijë dyshohet se ka humbur jetën në një vetëaksident që ka ndodhur sot në komunën e Lipjanit. Ardit Ajeti, banor i fshatit Gadime të Lipjanit ka qenë ndër të parët që ka ofruar ndihmën pas aksidentit. Ai thotë se policia dhe ndihma e shpejtë u vonuan për të ofruar shërbimin e duhur.

“Rreth orës 14:10 minuta ka ndodhur një vetëaksident ku për fat të keq ka mbetur i vdekur një 13 vjeçar dhe dy të lënduar”, tha ai për RTV Dukagjini.

“I kemi thirr policinë, janë vonuar tepër shumë. Ambulanca rreth 2 orë e gjysmë u vonua derisa ka ardh, bile-bile më shumë mos është vonuar që s’jemi të kënaqur për këtë punë”, shpjegoi ai.

“Nuk na lanë (policia) me bo vetëshërbim me iu dhanë ndihmë”, tregoi Ajeti.

“Policia është vonuar mbi 30 minuta. Lipjani nuk është aq larg për me u vonua aq shumë”, theksoi qytetari.

“Në këtë pjesë s’ka kontroll policia dhe ka aksidente të shumta”, shtoi ai.