Fjalë Kyçe

Aksidenti në Lupç, vdes edhe personi i tretë

Aksidenti në Lupç, vdes edhe personi i tretë

Ka vdekur edhe një nga nëntë të lënduarit e aksidentit të djeshëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lupç. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka konfirmuar lajmin.

“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Ulaj.

Të dielën, tri vetura janë përfshirë në një aksident rrugor, duke lënë të lënduar nëntë persona e tashmë tre të vdekur.