Fjalë Kyçe

Aksidenti në Shkabaj, policia jep detaje

Aksidenti në Shkabaj, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy makinave dhe një kamioni në fshatin Shkabaj, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë të përfshirët në aksident kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ka thënë për Indeksonline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Më 07.03.2020 rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”, ka deklaruar Krasniqi.