Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, te fshati Shupkovcë.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.
“Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.