Fjalë Kyçe

Aksidentohet gazetari Adriatik Kelmendi

Aksidentohet gazetari Adriatik Kelmendi

Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, është aksidentuar mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Lakrishte ku Kelmendi është goditur nga një veturë në lëvizje derisa ishte në motoçikletën e tij.

Për fat të mirë, Kelmendi nuk ka pësuar lëndime dhe gjendja e tij është stabile.

Policia është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.