Fjalë Kyçe

Aksidentohet një autobus në Maqedoninë e Veriut, pesë të lënduar

Aksidentohet një autobus në Maqedoninë e Veriut, pesë të lënduar

Raportohet se pesë persona janë lënduar pasi një autobus në Maqedoninë e Veriut është rrokullisur.

Alsat.mk shkruan se në orën 6:30 të mëngjesit, pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert”, ndodhi një aksident trafiku, ku u përmbys autobusi me punonjës.

“Këto janë njohuritë fillestare të policisë së Manastirit, ku ata konfirmojnë ngjarjen dhe thonë se pesë persona janë plagosur gjatë aksidentit, por se janë jashtë rrezikut të jetës”, shkruan tutje Alsat, transmeton Klankosova.tv.