Fjalë Kyçe

Aksidentohet personi që voziste 200km/h tek Rruga B

Aksidentohet personi që voziste 200km/h tek Rruga B

Mbrëmjen e kaluar është raportuar për një të ri i cili netë më parë po voziste 200km/h në rrugën B në Prishtinë.

Duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, D.Bucolli kishte xhiruar veten teksa po voziste me një shpejtësi marramendëse.

Por duket se kjo shpejtësi i shkaktoj telashe të njëjtit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Bucolli ka pësuar aksident mbrëmë pikërisht tek Rruga B, apo tek pjesa që njihet si rrethi duke goditur kështu hekurat mbrojtës të objektit të EULEX-it.

Madje në një fotografi që posedon Indeksonline shihet se vetura BMË e të njëjtit ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Vetura e tipit BMW kishte një tabelë tjetër, por që tani i njëjti ka ndërruar atë.

Bucolli njihet edhe si djali i një prej zyrtarëve të KEK-ut e që për policinë është i njohur për vozitje të shpejta dhe shumë të rrezikshme.

Madje ky i fundit njihet edhe për ndërrimet e veturave, të gjitha luksoze