Prezantuesja shqiptare është aksidentuar sot në rrugët e Tiranës.
Bëhet fjalë për Arbana Osmanin, e cila sipas fotografive shihet të jetë përplasur me një makinë të tipit Benz.
Në vendin e ngjarjes, në ish-Bllok, është parë edhe policia e trafikut rrugor, duke detyruar moderatoren të firmosë edhe një gjobë, shkruan gazetametro.
Nuk dihet se kush ishte fajtori, megjithatë ajo që ka rëndësi është se aksidenti ishte i lehtë dhe nuk pati të lënduar.