Fjalë Kyçe

Aksidentohet Robert Berisha

Aksidentohet Robert Berisha

Është aksidentuar Robert Berisha.

Sipas raportit të rregullt policorë, vetëm gjatë 24 orëshit të kaluar janë shënuar mbi 50 aksidente komunikacioni, ku kishte edhe të lënduar.

Burime të revistës sonë, bëjnë të ditur se dje është përfshirë në një aksident komunikacioni edhe muzikant dhe këngëtari Robert Berisha.

Siç kuptojmë, aksidenti ka ndodhur në Prishtinë dhe fatmirësisht ishte pa pasoja të rënda, shkruan “Kosovarja”.

Është dëmtuar pak vetura e këngëtarit, ndërkohë që në vend ngjarje nuk është parë të vijë policia.

Robert Berisha thuhet të jetë mjaftë i kujdesshëm në ngasje, por këtë herë me sa duket i ka rrëshqitur pak situata nga duart, pasi ai ishte shkaktar i këtij aksidenti