Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Sot një i tillë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, derisa në këtë aksident është përfshirë një veturë e karabinierëve italianë.
Përveç dëmeve materiale, që mund të shihni përmes kësaj fotografie, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndryshe, një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksidentin Prizren – Suharekë, ku janë përplasur tri vetura, ndërsa një person është në gjendje të rëndë i cili po trajtohet në QKUK.