Fjalë Kyçe

Aksion i madh policor kundër krimeve kibernetike, arrestohen tre persona

Aksion i madh policor kundër krimeve kibernetike, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në një operacion të gjerë që është zhvilluar në Gjakovë dhe Fushë Kosovë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se disa pajisje elektronike janë sekuestruara dhe të njëjtat do të shërbejnë si provë materiale ndaj të dyshuarve.

Në operacion kanë qenë të kyçur pjesëtarët e njësitit kundër krimeve kibernetike. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.