Fjalë Kyçe

Aksion në shkallë të gjerë i policisë në Prizren e Mitrovicë, arrestohen 20 persona

Aksion në shkallë të gjerë i policisë në Prizren e Mitrovicë, arrestohen 20 persona

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare (DPK), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, nën dyshimin e kryerjes së veprës ‘kontrabanda me emigrantë’, sot më, 05.06.2021 prej orës 04:00 ka filluar së zbatuari planin e operativ- ‘Emigranti’.

Operacioni është zhvilluar në dy rajone: në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në rajonin e Prizrenit.

Si rezultat i hetimeve të mëhershme nga Sektori i Hetimeve të DPK-së dhe me asistimin e njësive tjera mbështetëse të PK-së, janë kryer kontrolle ne 10 lokacione (shtëpi, hotele dhe objekte përcjellëse). Gjatë kontrollit janë arrestuar 20 (njëzet) të dyshuar, ku prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas të Kosovës, ndërsa 6 (gjashtë) me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina), të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartshënuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si ne vijim: 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, 6 fishekë cal 7.65 mm, një grirëse për mariuhanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) – kartela të telefonit, disa sim kartela dhe një sasi e mjeteve monetare.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda ne Mitrovicë, janë dërguar ne mbajtje prej 48 orëve 11 ( njëmbëdhjetë) të dyshuar, ndërsa 9 (nëntë) prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.