Fjalë Kyçe

Aksion policor në Klinë dhe Istog, mbyllen tri lokale

Aksion policor në Klinë dhe Istog, mbyllen tri lokale

Policia e Kosovës ka zbatuar në zonën e Klinës dhe Istogut, planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’, me ç’rast janë mbyllur tri lokale, transmeton AktivPress.
“Gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit komunal në 5 lokale në mungesë të dokumentacionit janë mbyllur 2 lokale në komunën e Klinës dhe 1 në komunën e Istogut”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këto lokale janë hasur valltare duke punuar pa leje të punës. Lidhur me punën dhe qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës, tash është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion.
“Njësitë e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë dhe Istog, të përkrahur nga njësi tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës”, thuhet në njoftim.
Në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, Stacioni Policor në Istog, NJRSH-DRP Pejë, njësia Trafikut Rajonal, Inspektorati Komunal.
Gjatë këtij operacioni në një veturë në oborrin e njërit nga lokalet në komunën e Klinës është gjetur dhe është konfiskuar një) revole me 7 fishekë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armës’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.