Fjalë Kyçe

Aksioni “Brezovica”: 14 të arrestuar, konfiskohen para, vetura e armë

Aksioni “Brezovica”: 14 të arrestuar, konfiskohen para, vetura e armë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka arrestuar 14 persona për fajde në kuadër të aksionit që lidhet me rastin “Brezovica”.

Prokuroria ka njoftuar se sot ka realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç ‘rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan dhe Viti, ku, me ç ‘rast janë arrestuar 14 persona të dyshuar.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.​