Fjalë Kyçe

Aksioni i policisë në tregun e veturave në Prishtinë, arrestohen 4 persona

Aksioni i policisë në tregun e veturave në Prishtinë, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar pasi që janë hasur duke shitur në tregun e automjeteve në Prishtinë, mjete të dhunës.

Përmes raportit policor, bëhet me dije se në katër raste të ndara janë shitur thika të llojeve të ndryshme, elektroshok, boksa të metalit e dylbi të ndryshme për pushkë.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.