Fjalë Kyçe

Aksioni kundër fajdesë, kryeprokurori i Ferizajt jep detaje

Aksioni kundër fajdesë, kryeprokurori i Ferizajt jep detaje

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është duke zhvilluar një aksion të gjerë në rajonin e Prishtinës dhe Podujves.
Aksioni ka për synim për godasë “fajden”.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili tha se po kryhen bastisje në Podujevë, Prishtinë dhe Vushtrri.

“Është duke u zhvillu një aksion, është një rast që është duke u hetuar në Ferizaj që ka ndërlidhje me këtë rast. Është për shkak të fajdeve. Janë duke u zhvillu disa bastisje në Podujevë, Prishtinë, Vushtrri. Ende nuk ka përfunduar bastisja”, ka thënë Jashari.

Më tutje Jashari ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë aksion