Fjalë Kyçe

Aksioni në Ndërmarrjen Publike në Pejë, deri tani 9 persona u shoqëruan në polici

Aksioni në Ndërmarrjen Publike në Pejë, deri tani 9 persona u shoqëruan në polici

Burime të Gazetës Express informojnë se deri në këto momente nga aksioni i Prokurorisë Themelore të Pejës dhe policisë në Ndërmarrjen Publike “Ambienti”, në polici janë shoqëruar nëntë persona.

Sipas burimeve të Express, bëhet fjalë për anëtarë të bordit, zyrtarë të “Ambientit” dhe ish-zyrtarë.

Lajmin për këtë aksion e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në orët e mëngjesit ka filluar një aksion nga Prokuroria e Pejës, janë duke u kryer bastisje-kontrollë në Ndërmarrjen Publike “Ambienti”, nën dyshimin se ka keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Nikçi për Express.

Mësohet se ka dyshime se anëtarë të bordit kanë bërë keqpërdorime të parasë publike.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin duke thënë se pas përfundimit të tij do të bëhen të ditura informacionet shtesë.