Fjalë Kyçe

Aktakuzat kundër krerëve të UÇK-së po i harton prokurori që ndoqi Mlladiqin e Millosheviqin

Aktakuzat kundër krerëve të UÇK-së po i harton prokurori që ndoqi Mlladiqin e Millosheviqin

Mediumi gjerman Deutche Welle shkruan se prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiqin e Sllobodan Millosheviqin.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë  do të angazhojë do të shkojë deri në 75.

Bennet ndërkohë ka thënë se me përgatitjen e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së është duke u marrë Prokurori  Allan Tiger, njeriu i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe që ka ngritur aktakuzat ndaj Ratko Mlladiçiqt e Sllobodan Millosheviqit.

Në një intervistë për DW, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet.

Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”.

Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai./DW/