Fjalë Kyçe

Aktakuzë ndaj një personi për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Aktakuzë ndaj një personi për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.M.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M., ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Kontrabandimi i mallrave” , “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).