Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj drejtoreshës së Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në Klinë, Njomza Grabanica.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Valbona Disha -Haxhosaj.
Aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.