Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të pandehur me inicialet D.SH.,i komunitetit serb, nga komuna Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” .
Sipas aktakuzës, i pandehuri D.SH., më 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit me numër 2306D, në fshatin Jazhincë, komuna Shtërpcë, ka shfrytëzuar varësinë ekonomike dhe profesionale të votuesve, duke ndikuar tek të njëjtit duke iu dhënë disa fletëvotime në formë të udhëzimeve që të votojnë për kandidatët e partisë politike “Lista Srpska”
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se është në pritje të shqyrtimit fillestar të seancës e cila është caktuar të mbahet më 30 tetor.