Fjalë Kyçe

Aktivisti për të drejtat e LGBTI: Nuk ka kod, nuk ka fe, nuk ka shtet e as pushtet që na ndalon dashninë

Aktivisti për të drejtat e LGBTI: Nuk ka kod, nuk ka fe, nuk ka shtet e as pushtet që na ndalon dashninë

Nesër pritet të dalë para deputetëve projektkodi që përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Lidhur me këtë ka reaguar aktivisti për të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë, Lend Mustafa i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka shtet që ua ndalon atyre dashurinë.

“Nuk ka kod, nuk ka fe, nuk ka shtet e as pushtet që na ndalon dashninë.”, shkruan Mustafa.