Partisë së kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj, sot i është bashkuar një aktor i njohur kosovar. Bëhet fjalë për Jeton Zogianin, i cili u bë i njohur me serialin televiziv “O sa mirë”.
Lajmin e ka bë të ditur Haradinaj në Facebook.
“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova. RH”