Fjalë Kyçe

Aktori turk me prejardhje shqiptare planifikon të martohet me moderatoren italiane

Aktori turk me prejardhje shqiptare planifikon të martohet me moderatoren italiane

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta.

Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can e konfirmoi më pas vetë lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. Ai postoi një foto me të në Instagram dhe përkrah shkroi: “Çifti i rrezikshëm”.

Madje disa javë më parë, Can i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane. “Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me tullumbace.

Por, s’e dimë a do të realizohet dasma, pasi mes çiftit ka pasur një krizë, siç raportojnë mediat turke dhe italiane.