Aktorja/modelistja 28-vjeçare derisa ishte e shtrirë në shtrat e tregoi aksesorin e ri në një selfie të Instagramit, teksa e mbante qaforen me pllakën prej diamanti në të cilën ishte shkruar emri i mikut të saj leshator LaJoux.
Emily Ratajkowski e demonstroi dashurinë e saj për qenin e saj Colombo duke e bartur një qafore të re me pllakë prej diamanti me emrin e tij ndërkohë që e ekspozoi gjoksin e saj me këtë rast.
Dizajni i personalizuar fillon të shitet për rreth 1 000 dollarë dhe është bërë i preferuar në mesin e të famshmëve. Si Priyanka Chopra ashtu edhe Bella Hadid të dyja e kanë bartur modelin me emrat e tyre rreth qafës, ndërsa Khloe Kardashian gjithashtu e ka një qafore me emrin e vajzës True Thompson në diamante, shkruan KOHA Ditore.
Stolia nuk është përkushtimi i parë i Ratajkowski për qenin e saj të dashur – në gusht, bashkëshorti Sebastian Bear-McClard ia dhuroi asaj një varëse portreti me një foto të çiftit me qenin e tyre të rrethuar nga diamante për ditëlindjen e saj.
Dhurata u shoqërua nga një varëse “S” për emrin e tij dhe një “R” për mbiemrin e saj të famshëm.