Këngëtari Bertan Asllani ka vite që është shpërngulur në Turqi.
Përveç me muzikë, Bertani ka nisur atje karrierën edhe në aktrim.
Madje, atje ai ka gjetur edhe dashurinë e jetës. Ai ka kohë që është në lidhje me aktoren e njohur turke Hazall Senel, e cila sot feston ditëlindjen. Madje, vitin e kaluar ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.
Në këtë ditë të veçantë, s’ka munguar as urimi i Bertanit. Ai ka publikuar një foto me të në Instagram, duke e uruar për ditëlindje.
“Urime ditëlindjen për ty e dashura ime. Për shumë vite të tjera që do të kalojmë bashkë”, ka shkruar Bertani.
Ndryshe, Hazall Senel është e njohur për publikun kosovar me rolin e “Sirin”, në serialin “Mos ma lësho dorën