Aktorja dhe blogerja shqiptare, Dea Mishel, është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku publikon vazhdimisht fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Ndërsa, së fundmi Dea ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj në këtë rrjet social, ku edhe e ka bërë të ditur lajmin se ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare.
Në profilin e saj vërehet tashmë se mungojnë fotografitë e ndryshme me partnerin, gjë e cila duket që e ka nxitur një nga ndjekësit e saj që ta pyet se a është beqare.
“Po”, është përgjigjur aktorja.
Blogerja shqiptare e ka përmendur shpeshherë nëpër intervista raportin e saj me të dashurin, ku është shprehur: “Duhemi shumë por zihemi si macja me miun çdo 10 minuta”.