Fjalë Kyçe

Akuzohej për krime lufte në Kosovë, gjykata liron serbin

Akuzohej për krime lufte në Kosovë, gjykata liron serbin

Gjykata Themelore në Pejë, saktësisht Departamenti  për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim lirues ndaj të pandehurit M.Z, i komunitetit serb.

I pandehuri M.Z, u lirua nga aktakuza gjëja se gjatë periudhës Qershor – Korrik 1998, në fshatin Dush, Komuna Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, me çka kishte për të kryer vepër penal Organizimi i grupit dhe nxitja për të kryer gjenocid dhe krime të luftës nga neni 160 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, për shkak se nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Ndaj të pandehurit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate.

Kujtojmë që i pandehuri, M.Z., ka kryer sulme kundër popullatës shqiptare në cilësinë e policit, ushtarit dhe paramilitarit serb, së bashku me serbët e tjerë të fshatit Dush, me ç’rast së bashku me N.N. personat, ka përgatitur sulme ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe ka ofruar shtëpinë e tij në dispozicion të forcave serbe.