Al Capone është një nga gangsterët më të njohur të Amerikës është një nga simbolet më të rralla kundër ligjit në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1920. Poashtu, njihet si gangsteri më i madh që ka njohur historia, megjithatë përveç krimi që ka kryer, ai si adhurues i supës që ishte, ka përgaditur supë për të gjithë nxënësit e një shkolle në lagjen e tij, transmeton Gazeta Metro.
Capone kishte një rol të rëndësishëm në aktivitet e jashtëligjshme në Chicago, ku cilësohej si fytyra më e frikshme në ato anë. Capone e kishte zakon t’u dërgonte lule në funeral përsonave që vriste.
Në vitin 1917, pasi Capone ofendoi një femër, vëllai i saj i la atij tre shenja në fytyrë. Capone përpiqej t’i fshihte shenjat e fytyrës nëpër fotografi, dhe u përpoq t’i bënte të tjerët të besonin se ishin plagë lufte, edhe pse ai kurrë nuk bëri ushtri.
Capone njihej gjithashtu si njeri shumë i dhunshëm; këtë e provon sidomos roli i tij në “orkestrimin” e Masakrës së Shën Valentinit në vitin 1931, ku u vranë rivalët e tij kryesorë.