Presidenti i Paris Saint Germian, Nasser Al Khelaifi ka folur në lidhje me të ardhmen e Leo Messi.
Messi ka kontratë me kampionin francez deri në verën e vitit 2023, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur.
Së fundmi lidhur me këtë situatë ka komentuar edhe presidenti i klubit, duke thënë që argjentinasi është i lumtur në PSG.
“Kemi rënë dakord së bashku për të diskutuar pas Kupës së Botës, por të dyja palët janë shumë të lumtura”, tha për ‘Sky’
“Ai është shumë i lumtur në PSG, mund ta shihni këtë me kombëtaren – ai ka luajtur në mënyrë fantastike këtë sezon për ne”.
Messi është i lidhur me një transferim drejt Amerikës, te Inter Miami.
Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi i yllit të Argjentinës.