Fjalë Kyçe

Alarmante: Vetëm për të mërkurën Kosova ka importuar energji elektrike prej mbi 657 mijë euro

Alarmante: Vetëm për të mërkurën Kosova ka importuar energji elektrike prej mbi 657 mijë euro

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka apeluar tek konsumatorët që ta kursejnë energjinë elektrike.

Krahas kësaj thirrjeje ata kanë njoftuar se vetëm për të mërkurën e 24 nëntorit është importuar rrymë në vlerë prej 657 mijë e 311 euro, transmeton Klankosova.tv.

“Vetëm për një ditë të vetme të nëntorit (24 nëntor) është importuar energji elektrike në vlerë monetare prej 657.311.29 EUR. Nëse e krahasojmë me një vit më parë cmmi është 7 fish më i lartë. Pra, nga 98,541,50 EUR sa ishte totali i importit në vitin 2020 për këtë datë, sivjet ka arritur ne 657.311.29 EUR”.

“Me rënien e temperaturave do të rritet nevoja edhe për më shumë sasi të importit, e kjo është shqetësuese për faktin se cmimet e importit tashmë janë pesfishuar. Në këtë krizë energjetike, është mese e domosdoshme të kursehet energjia”.

“Vetëm krejt bashkë mund të kemi ndikim, andaj apelojmë të gjithë konsumatorët për kursim”.