Fjalë Kyçe

Alarmi për bombë në “Xhevdet Doda”, eksperti i sigurisë kibernerike: Serverët e përdorur për dërgim të e-mail janë në Kinë dhe Turqi

Alarmi për bombë në “Xhevdet Doda”, eksperti i sigurisë kibernerike: Serverët e përdorur për dërgim të e-mail janë në Kinë dhe Turqi

Sot, Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka pranuar një e-mail kërcënues e paralajmërues për bombë, ndërsa lidhur me këtë është lajmëruar edhe policia e Kosovës derisa më tej është marrë vesh se ka qenë një alarm i rrejshëm.

Lidhur me këtë çështje, policia ka deklaruar se është alarm i rrejshëm, por inxhinieri i Sigurisë Kibernetike, Valton Tahiri ka publikuar në Facebook’un e tij detaje të e-mailit që ka pranuar Xhevdet Doda, shkruan lajmi.net.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se të gjithë administratorët e TI-së duhet t’i bllokojnë IP Adresat nga “anonymousemail” që të mos bien pre e këtyre informatave destabilizuese.

Si në postimin e tij në Facebook ka publikuar këto IP Addresa. Për lajmi.net, Tahiir ka thënë se IP Addresat janë anonime, ani pse serverët që janë përdorur për dërgimin e këtyre e-mail janë në Turqi dhe në Kinë.