Fjalë Kyçe

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC Drita

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC Drita

Skuadra nga Gjilani ka njoftuar se ka emëruar Alban Dragushën ndihmës trajner të skuadrës, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i Dritës.

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC DRITA

Klubi jonë krahas përforcimeve me lojtarë cilësor gjatë këtij afati kalimtar, rëndësi i ka kushtuar edhe stafit të trajnerëve ku ka arritur marrëveshje me Alban Dragushen, një emër i madhë në futbollin Kosovar edhe më gjerë!

Albani i është bashkuar ekipit që nga dita e parë dhe besojm shumë që së bashku do të jemi edhe më të fort drejt realizimit të synimeve tona!

Para ardhjes te klubi jonë, Albani si trajner ka punuar te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka veshur edhe fanellën e FC DRITA.

Mirë se vjen Alban!

FC DRITA⚪️🔵