Fjalë Kyçe

Alban Shillova ka disa fjalë për trajnerin Arsim Thaçi

Alban Shillova ka disa fjalë për trajnerin Arsim Thaçi

Flamurtari ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen ndaj KEK-ut.

Skuadra nga kryeqyteti e përmbysi rezultatin pasi u gjend në disavantazh, pa golit të shënuar nga mysafirët.

Ajo që çuditi ishte vendimi i trajnerit të Flamurtarit, Arsim Thaqi për të zëvendësuar sulmuesin kryesor të skuadrës, Alban Shilloven qysh në pjesë të parë.

Shillova në një prononcim për gazetën Olle u shpreh se ky është një vendim i trajnerit dhe unë e kam respektuar.

“Flamurtari të gjitha pikët i ka nga golat e mija, trajneri ka menduar që në ndeshjen ndaj KEK-ut nuk mundem të ju ndihmoj ose nuk kam cilësi për këtë lojë, është gjithçka në rregull pasi ai është për këtë punë”, tha fillimisht Shillova.

Pas daljes nga loja, Shillova u pa tek tribunat duke shikuar ndeshjen, dhe lojtari ka edhe një shpjegim për këtë gjë.

“Pas ndërrimit deri në përfundim të pjesës së parë, unë kam qëndruar në bankë rezervë, pastaj jam veshur dhe e kam ndjekur lojën nga lartë pasi nga aty është pamja më e mirë” përfundoi Shillova.

Sulmuesi nga Prishtina kishte disa oferta të mira për tu larguar nga Flamurtari, e sidomos nga skuadrat të cilat tanimë janë në luftë për titull, por ishte pikërisht Arsim Thaqi ai e cili nuk e lejoi, Shilloven ta ndërroj skuadrën.

Kujtojmë që Shillova deri më tani ka shënuar 10 gola në Superligën e Kosovës, dhe një gol në garat e Kupës.