Fjalë Kyçe

Alban Skenderaj feston ditëlindjen, Miriami e uron në mënyrë të veçantë

Alban Skenderaj feston ditëlindjen, Miriami e uron në mënyrë të veçantë

Këngëtari dhe kantautori, Alban Skenderaj, ka vite që i qëndron besnik tregut muzikor dhe vazhdon të jetë aktual me materialet e reja.

Gjatë tërë këtyre viteve, ai ka sjellë hite nga më të ndryshmet, duke u bërë pjesë e shumë projekteve muzikore e televizive.

Ditën e sotme (20 prill), Alban Skenderaj po feston ditëlindjen e tij të 38-të dhe padzshim që është i shoqëruar nga familja e tij.

Bashkëshortja e tij, Miriam Cani, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikuar një imazh ku që të dy shihen tejet të lumtur.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Jam me fat që të kam”, ka shkruar Miriami në përshkrimin e fotografisë.

Albani së bashku me familjen e tij janë duke qëndruar të vetizoluar për shkak të përhapjes së coronavirusit.