Fjalë Kyçe

Albani me urim të veçantë për ditëlindjen e Miriamit

Albani me urim të veçantë për ditëlindjen e Miriamit

Miriam Cani sot feston 36 vjetorin e lindjes. Dhe prej shumë urimeve nuk mungoi edhe ai nga bashkëshorti i saj, Alban Skenderaj.

Përmes një imazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, artisti shkroi edhe disa fjalë të veçanta për të.

Fotografia e paraqet, Miriam Canin të lumtur pranë këngëtarit i cili e ka rrethuar me njërën dorë duke i dhënë një përqafim teksa ajo shihet e buzëqeshur, ndër të tjera në urim ai e ka quajtur gjysma e tij.

“Gezuar gjysma ime. Nuk mund te kisha perkrahe ne kete jete nje bashkeshorte, mike dhe nene me te mire”, ka shkruar Albani.

Ndryshe, çifti i njohur i showbizzit janë edhe prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.