Ndryshe prej herave tjera, ku jemi mësuar që festat të jenë të shpeshta në familjen e Shyhrete Behlulit, sot po feston familja e njohur e Nystret Muçiqit, shkruan Kosovarja.
Është vet kryefamiljari Nystreti ai që sot feston ditëlindjen.
Familja e tij nuk kanë hezituar që në këtë ditë të veçantë për këtë bashkëshort, prind dhe këngëtar të madh ti thonë fjalët më të ëmbla e të sinqerta që i meriton.
Është djali i tij, Albatriti i cili po ashtu nuk i kurseu fjalët e duhura për babain e tij.
Duke e uruar me fjalët më kuptimplote të shoqëruar me një fotografi, e një këngë Albatriti e shprehi në mënyrën më mbresëlënëse urimin e tij.
Kujtojmë, që edhe Albatriti ka ndjekur rrugën e babait dhe nënës se tij Meritës, duke u bërë kështu një këngëtar mjaft i pëlqyer.