Fjalë Kyçe

Albin Kurti bën homazhe tek varri i Astrit Deharit

Albin Kurti bën homazhe tek varri i Astrit Deharit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, u shpreh se kjo parti asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Astrit Dehari, shkruan EkonomiaOnline.

“Jemi mbledhur këtu për ta nderuar Astrit Deharit. Ky nderim që po bëhet në kohën e një ekspertize që tregon që Astriti nuk ka vdekur aksidentalisht, por ky është një krim”.

“Astriti është bërë simbol për drejtësi simbol i popullit tonë për drejtësi. Astriti u kthyer nga Zvicra për të kontribuar. Vetëvendosje kurrë nuk do të ndalët së kërkuari drejtësi”.