Fjalë Kyçe

Albin Kurti është i shtrirë në Intensivë, konfirmon QKUK

Albin Kurti është i shtrirë në Intensivë, konfirmon QKUK

Edhe për dy ditë do të duhet të qëndrojë në kujdesin Intensiv pranë Klinikës Infektive, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai u pranua dje në spital me gjendje shëndetësore jo të mirë. Kurti ka probleme me mushkëri. Ai nuk është i prekur nga gripi sezonal.

Korridoret e Intensivës së Klinikës Infektive të QKUK-së, mesditën e së mërkurës ishin të mbushura plot me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Të gjithë këta ishin mbledhur e po prisnin lajm për gjendjen shëndetësore të liderit të partisë së tyre, Albin Kurti.

Ai po qëndron i shtrirë në Intensivë tash e dy ditë, pas disa komplikimeve shëndetësore që i janë shfaqur.

Për gjendjen e Kurtit, sot gjatë ditës, ka dhënë detaje mjeku i cili po merret me trajtimin e shëndetit të tij, për Express.

Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, tha se Kurti u pranua në spital dje rreth orës 10:00 të mëngjesit. Sipas tij, fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV’së, ishte prekur nga gripi sezonal

“Ai është pranuar në Klinikën Infektive dje rreth orës 10:00 të paradites me një gjendje klinike të rëndë. Ka pasur ftohje që ne e quajmë mushkërore. Kemi pas edhe dyshime se bëhet fjalë për sëmundjen epidemike të gripit dhe influencës”, thotë Ramadani.

Ai sqaroi se Kurti është pranuar në spital me probleme dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Kurti në momentin kur është pranuar kishte probleme, vështirësi në frymëmarrje dhe ne në bazë të gjendjes kemi vendosë me e vendosë një mjekimin intensiv apo reanimacion. Pasi që është dashtë që t’i intubohet edhe oksigjeni”, ka dhënë detaje tutje mjeku që po merret me trajtimin e liderit të VV’së.

Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e Albin Kurtit është duke u përmirësuar.

“Për fat të mirë që nga mesdita e deri më sot gjendja e tij është përmirësuar. Më nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale. Sëmundja është në regresion. Analiza është në përmirësim. Do t’ia bëjmë edhe disa inçizime”.

Ndërkaq, drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, ka konfirmuar se në Infektivë ka munguar bari

“Tamiflu”, i cili përdoret në rastet sikurse tek Kurti, për çka bashkëpunëtorët e tij janë detyruar që ta blejnë në Shkup.

Ramadani ka thënë se ky bari përdoret në ditët e para të infeksionit, ndryshe në rastin e Kurtit i cili është paraqitur në Klinikë ditën tretë ose katërt nuk ka efekt.

“Ne kemi terapinë medikamentoze. Bari ‘Tamiflu’ në shumicën e vendeve tash nuk përdoret. Prandaj bari që ju e përmendet mund të jepet vetëm në ditën e parë ose të dytë të sëmundjes”, sqaron doktori Ramadani.

E bashkë me Kurtin në Intenzivë janë edhe katër pacientë të tjerë që po trajtohen. Ai në QKUK do të duhet të qëndrojë edhe për një kohë