Fjalë Kyçe

Albin Kurti mohon fjalët e veta

Albin Kurti mohon fjalët e veta

Në kundërshtime me fjalët që vetë i kishte folur kohë më parë, ka dalë sonte kryetari i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kur ishte pyetur muaj më parë ai kishte tentuar ta përulë PSD-në, por kur është pyetur sonte për Isa Mustafën dhe LDK-në, Kurti ka shfaqur një anë tjetër të tij – ka refuzuar të komentoj.

Albin Kurti kishte thënë se partia e Shpend Ahmetit, PSD-ja në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta kalojë as pragun edhe po të dyfishohej.

Por sonte, Kurti ka refuzuar të komentoj kur është pyetur nëse Isa Mustafa do të bëhet kryeministër i Kosovës.

“Unë punojë ditë dhe natë që Lëvizja Vetëvendosje të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato”, ka thënë fillimisht ai.

“Nuk u bëjë unë analiza partive të tjera”, ka deklaruar më pas Kurti kur është pyetur nëse Isa Mustafa do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Më tej Kurti nuk ka pranuar të flas nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së që kandidat për kryeministër të jetë ai, apo Mustafa.

“Nuk më takon mua ta them si individ, kjo është çështje e këshillit të LDK-së dhe VV-së. Pasi t’i kemi shkaktuar zgjedhje të parakohshme do ta marrim vendimin”, ka deklaruar Kurti në KTV.