Fjalë Kyçe

Albin Kurti: Një qeveri e re për një fillim të ri, le të punojmë bashkë

Albin Kurti: Një qeveri e re për një fillim të ri, le të punojmë bashkë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i përulet popullit të Kosovës me shërbimin që do t’ju bëjë atyre si kryeministër i vendit.

Kurti në twitter është shprehur se e mbanë premtimin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, pasi tashmë kanë formuar qeverinë për të cilën kanë votuar qytetarët.

”Qëndruam vërtetë ndaj premtimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe dorëzuam qeverinë për të cilën qytetarët votuan. I përulur t’i shërbej popullit si Kryeministër i tyre.

Një qeveri e re për një fillim të ri, le të punojmë së bashku”.