Fjalë Kyçe

Albin Kurti përkujton Ylfete Humollin

Albin Kurti përkujton Ylfete Humollin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar Ylfete Humollin e cila nga regjimi serb gjatë protestës që u zhvillua më 1 shkurt të vitit 1990.

Ai po ashtu ka përkujtuar edhe vëllanë e saj, Mentor Humollin, i cili ra dëshmor më 16 maj të vitit 1999 në betejën e Kosharës, njofton Klan Kosova.

“Më 1 shkurt 1990, organizohet një demonstratë në fshatin e saj, ku policët e regjimit serb u turren sërish. Breshëria e plumbave në Lupçin e Poshtëm bie mbi Ylfeten teksa dëgjohej thirrja e saj: ‘Ku është Mentori?’”.

“Mentor Humolli, atëbotë 13 vjeç, ishte i vëllai i saj. Ai e ndiqte hap pas hapi Ylfeten. Më vonë, idealet e Mentorit shquhen në luftën e viteve 1998 dhe 1999, sepse mësuese e inspirim kishte dikë si motrën e vet. Thirrja e Ylfetes mori përgjigje nga vetë Mentori. Në betejën e madhe të Kosharës, më 16 maj 1999, Mentor Humolli ra dëshmor”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook.