Fjalë Kyçe

Albin Kurti shkon në shtëpi te Isa Mustafa, çfarë diskutuan

Albin Kurti shkon në shtëpi te Isa Mustafa, çfarë diskutuan

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkuar sërish për një vizitë në shtëpi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Vizita e Kurtit tek Mustafa është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa temë diskutimi e këtij takimi ka qenë gjendja aktuale politike në vend si dhe situata në përgjithësi e subjekteve opozitare.

Vizitën së sotme të Albin Kurtit në shtëpinë e Isa Mustafës, e ka konfirmuar për klankosova edhe zedhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.