Sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”.
Prej orës 12:45, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u panë shumë përdorues karroce me sllogane të ndryshme në duar, dhe të cilat sot u shoqëruan edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, znj.Vjosa Osmani.
Kurti madje shihet derisa detyrohet të zhvesh pallton e tij për të veshur maicën që kërkohej nga organizatori për të rritur vetëdijen mbi padrejtësitë që përjeton ky grup njerëzish, përcjell Periskopi.
“Shënimi i kësaj dite realizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese të organizuara nga Handikos, në përpjekje të përmbushjes së të drejtave njerëzore.” – shkrua nky grup.
Pjesëmarrës në event duket edhe deputeti i parë me karrocë në Kuvendin e Kosovës, z.Fetah Rudi nga Malisheva. Rudi është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.