Fjalë Kyçe

Albin Kurti zotohet se do ta bëjë realitet rregullimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Albin Kurti zotohet se do ta bëjë realitet rregullimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Komiteti Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot takimin e parë.

Me këtë rast Kurti ka deklaruar se këtë projekt do ta trajtojnë ashtu siç e meriton, me seriozitet të lartë.

“Projektin kemi vendosur ta trajtojmë në nivelin e seriozitetit më të lartë. Si kryeministër do ta bëjmë realitet atë që se realizuan vite me radhë. Familja Jasharaj bëma e saj historike janë gurthemeli historik në të gjitha kohërat që do të vijnë. Adem Jashari, baca Shaban e Hamza dhe familja e tij kanë kryer një vepër edhe në rendin botëror. Duhet të gjejmë mundësi që brenda kompleksit të vijë nga artistë më të njohur botëror. Na duhet modestia më e lartë kur flasim për familjen Jasharaj”, ka deklaruar Kurti.

Ai më tej tha se Kompleksi memorial ka rëndësi ontologjike dhe historike për Skenderajn, Drenicën dhe tërë kombin shqiptar.

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksin dhe do të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe jemi të përkushtuar ta realizojmë kompleksin komplet. Pra na presin shumë punë në një projekt të rëndësishëm ku përgjegjësia jonë është e lartë. Por jam i bindur që me ekspertë do t’ia dalim së bashku”, ka pohuar Kurti.