Fjalë Kyçe

Albright: Mirënjohëse Shqipërisë e Kosovës për strehimin e afganëve

Albright: Mirënjohëse Shqipërisë e Kosovës për strehimin e afganëve

Ish-sekretarja e shtetit e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Madeleine Albright, ka falënderuar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Kanadanë që kanë ofruar strehim nga afganët aleatë të SHBA-së.

“Duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan”, ka shkruar Albright në Tëitter.

“Përderisa SHBA-ja po punon që t’i evakuojë ata në rrezik të veçantë nga talibanët, i jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, e posaçërisht për gratë dhe liderët e shoqërisë civile dhe pres edhe nga të tjerët që ta bëjnë këtë”.