Fjalë Kyçe

Albulena Haxhiu: Kemi qeveri me duar të pastra, nuk toleron keqpërdorime

Albulena Haxhiu: Kemi qeveri me duar të pastra, nuk toleron keqpërdorime

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu po merr pjesë në seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ajo atje ka folur për angazhimet e qeverisë në reformën në drejtësi ku ka theksuar rëndësinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Haxhiu tha se Qeveria i ka duart të pastra dhe së nuk tolerojnë keqpërdorime.

“Theksojmë nevojën për profilizim më të madh të policëve, prokurorëve e gjyqtarëve. Si qeveri jemi duke punuar të shtojmë buxhetin për institucionet e drejtësisë me qëllim që ata të kenë mundësi të luftojnë edhe veprat e tjera. Është e rëndësishme që sot institucionet e Kosovës janë të pakorruptuara, kemi qeveri me duar të pastra që nuk toleron keqpërdorime dhe adreson secilën shkelje që mund ta gjejmë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu shtoi se ndjehet e shqetësuar për rritjen e rasteve të dhunës në familje, prandaj dhe ka miratuar strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje.

“Jam po aq e shqetësuar sikurse qytetarët me rritjen e rasteve të dhunës në familje. Ende vlerësoj se një përqindje e vogël po raportojnë dhunën. Kemi ndërmarrë disa veprime, kemi miratuar strategjinë kombëtare kundër dhunës në familje, kemi ofruar mbrojtje juridike për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës”, tha Haxhiu.