Fjalë Kyçe

Albulena Haxhiu nuk ka asnjë pronë, të gjitha në emër të bashkëshortit

Albulena Haxhiu nuk ka asnjë pronë, të gjitha në emër të bashkëshortit

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut, mban pronësinë mbi të gjitha pasuritë të cilat i shfrytëzon bashkë me bashkëshorten e tij.

Në deklarimin e pasurisë, deputetja e VV-së ka deklaruar të gjitha pasuritë dhe të ardhurat, prej të cilave vetëm paga e saj si deputete dhe dy kredi bankare janë në pronësi të saj. Të gjitha tjerat, shtëpia, toka, vetura e paratë e gatshme në bankë, janë në pronësi të bashkëshortit të saj, shkruan Insajderi.

Haxhiu ka deklaruar një banesë 82 metra katrorë në vlerë 60 mijë eurosh, e cila është e regjistruar në emër të bashkëshortit. Po ashtu, toka prej 6 ari, që vlerësohet 12 mijë e 500 euro, është në pronësi të bashkëshortit të saj.

Edhe vetura e vetme që kanë ata, është pronë e bashkëshortit të deputetes së VV-së. Bëhet fjalë për një ‘Zafira’, të blerë përmes kredisë, që vlerësohet 6 mijë euro.

Deputetja nuk ka deklaruar para të gatshme në bankë. Ndërsa bashkëshorti i saj posedon 60 euro në llogarinë e tij.

Përveç që nuk është pronare e ndonjë pasurie, Haxhiu ka dy kredi për t’i paguar deri në vitin 2020, përkatësisht deri në 2026.

Ajo ka detyrime financiare ndaj dy bankave në Kosovë deri në 19 mijë euro.

Pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, Haxhiu përfiton 26 mijë e 711 euro.

Vitin e kaluar deputetja Haxhiu kishte deklaruar më shumë pasuri të paluajtshme, por që për to ka sqaruar se nuk është ndarë ende trashëgimia nga prindi.